Opozita në Prishtinë kritikon Komunën pas shtimit të rasteve me COVID-19

Lëvdatat për menaxhimin e pandemisë në fillimin e saj kanë nisur të kthehen në kritika për Komunën e Prishtinës pas rritjes drastike të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kryeqyteti ishte nga komunat e para që shtrëngoi masat kundër COVID-19, kur u paraqitën rastet e para pozitive.

Fjalë të mira për menaxhimin e situatës gjatë pranverës ka edhe opozita në Kuvendin Komunal.

Reklama e sponzorizuar

Por, partitë opozitare kritikojnë qasjen e Komunës ndaj virusit gjatë javëve të fundit.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ekzekutivi komunal ka pjesën e tij të përgjegjësisë në rritjen drastike të numrit të të infektuarve gjatë qershorit.

Gashi thotë se Komuna duhet të mbikëqyrë më shumë zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.
 

Kritikat kryesore Lëvizja Vetëvendosje i ka për kryetarin Shpend Ahmeti dhe thirrjet e tij për zbutjen e masave për shkak të ekonomisë.
Sipas Vokrrit, është dashur të ndaheshin më tepër para për menaxhimin e pandemisë.

Por, në anën tjetër, Komuna thotë se ka bërë krejt çfarë ka mundur brenda kompetencave të saj për ta menaxhuar sa më mirë situatën me virusin.

Kryetari Ahmeti thotë se po të merreshin parasysh rekomandimet e tij për nivelin qendror, gjendja me infektimet do të ishte më e mirë.

“Situata e hapjes ka menaxhim tjetër prej asaj të mbylljes. Në të dyja ne kemi bërë maksimumin brenda kompetencave duke rekomanduar nivelin qendror për gjërat që nuk janë në kompetencë. Para disa javësh e kam pasur një deklarim me 8 rekomandime, të cilat po të përcilleshin do ta kishin efektin e duhur”, thotë Ahmeti.

Megjithatë, Ahmeti shton se disa prej këtyre këshillave kanë nisur të aplikohen tani, por, sipas tij, me shumë vonesë.

“Ne ende zbatojmë vendimet e nivelit qendror, por punojmë në menaxhimin tonë. Çdo punë që është kërkuar nga ne e kemi kryer. Për të tjerat vazhdojmë të insistojmë deri të na dëgjojnë. Mbyllja nuk është zgjidhje tani. Qëllimi është ngadalësimi i përhapjes, që të mos kemi shumë pacientë në të njëjtën ditë”, ka deklaruar ai.