Pandemia rrit shansin për parashkrim të lëndëve tek të akuzuarit e profilit të lartë

Për të dytën herë brenda disa javësh ka dështuar të nisë gjykimi në aktakuzën me më se shumti zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë në të njëjtën aktakuzë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka anuluar të mërkurën seancën fillestare në rastin e njohur si “Falja e hidrocentraleve”, ku në mesin e shumë të akuzuarve janë edhe ish- ministrat Besim Beqaj, Dardan Gashi, Nenad Rashiq dhe deputetja Mimoza Kusari- Lila.

Përveç këtij rasti, shumë seanca të tjera kanë dështuar, përfshirë këtu ato të gjykimit kundër ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja, gjykimi në rastin e njohur si “Stenta 3”, e raste të tjera.

Në disa raste rrezikohet edhe parashkrimi.

Reklama e sponzorizuar

Të hënën ishte planifikuar të mbahej gjykimi kundër Bujës, por kjo seancë është anuluar për shkak të pandemisë.

Janë disa vepra që në këtë aktakuzë përshkruhen, që janë kryer nga Buja në vitin 2010.