Pas shuarjes së Ministrisë, Qeveria Hoti krijon Agjenci për Integrime, vendimi u miratua sot

Qeveria e Kosovës sot gjatë mbledhjes së radhës ka prezantuar propozim-vendim për sistemim të përkohshëm të strukturave të ish-Ministrisë së Integrimit Evropian në Zyrën e Kryeministrit.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ka prezantuar propozimin që strukturat e Ministrisë së Integrimit Evropian të zhvendosen në Zyrën e Kryeministrit dhe të krijohet agjencia për integrim evropian, raporton Gazeta Express.

“Në mënyrë që të mos mbeten strukturat e ish-Ministrisë së Integrimit Evropian të pasistemuara marrë parasysh rëndësinë e integrimit evropian dhe vazhdimit të përmbushjes së obligimeve në kuadër zbatimit të marrëveshjes së stabilizim-asociimit është propozuar që të zhvendosen strukturat organizative përkohësisht nga ish-ministria e integrimit evropian në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi obligohet Zyra e Kryeministrit që të fillojë procedurën e hartimit të koncept-dokumentit për themelimin e agjencisë për integrim evropian dhe pas kalimit të procedurave dhe hartimin e projektligjit për themelimin e agjencisë për integrim evropian”, ka thënë Selmanaj.

Reklama e sponzorizuar

Ky propozim-vendim u votua me shumicë votash nga anëtarët e qeverisë së Kosovës.