Edhe pesë pacientë kanë vdekur nga pasojat e COVID-19 në Kosovë. Numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 169.
Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK-ja në raportin për 24 orët e fundit, të publikuar të shtunën pasdite. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 237 raste të reja.
Më së shumti raste vazhdon të ketë në Prishtinë. Në 24 orët e fundit në kryeqendër ishin 71 raste.
Janë testuar 555 mostra, ndërsa raste të shumta kishte edhe në Gjakovë (27) dhe Mitrovicë (24). Në Gjilan e Ferizaj ishin nga 16 raste, në Fushë Kosovë 11 raste, ndërsa në komunat tjera më pak se dhjetë raste: Podujevë (9), Pejë (8), Vushtrri (8), Viti (7), Klinë (6), Skenderaj (6), Drenas (5), Deçan (4), Kamenicë (3), Lipjan (3), Obiliq (3), Malishevë (3). Në Rahovec ishin dy raste kurse në Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime e Suharekë nga një rast.
Janë shëruar 139 pacientë në 24 orët e fundit. Numri i të shëruarve ka arritur në 3753. Raste aktive janë 2995. Ndërkohë numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 6917.