Policia nis hetimet ndaj Kocit për gjuhën linçuese

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për KOHËN se i ka nisur hetimet ndaj zyrtarit të PDK-së, Gani Koci, që të premten i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa personalitete publike.

“Policia është duke u marrë me këtë ngjarje. Ka udhëzuar Njësinë e Krimeve të Rënda për ta trajtuar rastin”, është thënë prej saj.

Gani Koci, nga PDK të premten në Facebook i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa personalitete publikë në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Ne fotografinë që ai ka vënë shihen kreu i LVV-së, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, publicisti Veton Surroi, ish- këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, deputetet e LVV-së, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci e Fitore Pacolli, akademiku Jusuf Buxhovi, ish-deputetja Drita Millaku, ish- zëvendëskryeministri Haki Abazi, aktivisti Rron Gjinovci, drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, dhe ish-deputeti Ilir Deda, raporton KOHA.

Megjithëkëtë, pas raportimeve statusi i tij është fshirë nga Facebooku, por ai përsëri ka shkruar, duke përsëritur se qëndron pas statusit të mëhershëm.