Qeveria Hoti shkarkon Bordet e Qeverisë Kurti

Qeveria e Kosovës gjatë ditës pritet të marr vendim për shkarkimin e bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike, të formuara nga ish Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Gazeta Infokus ka mësuar se tashmë është vendosur që të shkarkohet edhe bordi i KEK-ut, ndërsa i vetmi që do të mbetet është ai i Trepçës.

Përderisa bordi i Telekomit të Kosovës, të cilin e kishte emëruar Kurti, kishte dhënë dorëheqje.

Reklama e sponzorizuar

Mirëpo Hotit nuk iu nevojite shumë kohë për t’i zëvendësuar ata.

Të premten Telekomi i Kosovës u bë me bord të ri, i cili është kryesuar nga Mehmet Berisha./Gazeta Infokus/