Qeveria ndan nga 300 euro për muajt korrik-gusht për mantelbardhët

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020 për ekspozim të drejtpërdrejt rrezikut të infektimit gjatë punës me pacientë të prekur me Covid-19, raporton KOHA.

Sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami, për mjekët dhe infermierët do të ndahen nga 300 euro për muajin korrik dhe gusht.

“Ne propozojmë që infermierëve dhe mjekëve t’i ndahen shtesa nga 300 euro. Ky vendim parasheh kompensim për korrik dhe gusht, stafin që kanë qenë aktiv për këta muaj”, tha ajo.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu ajo falënderoi stafin shëndetësor për gjithë kontributin e dhënë.