Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka përmendur të enjten opinione ligjore e deklarata të disa ministrive, kur ka arsyetuar para kabinetit qeveritar nevojën për të mos e mbështetur nismën ligjore të kryeparlamentares Vjosa Osmani për masat kundër pandemisë COVID-19. Por pikërisht dokumentet që u është referuar numri dy i Qeverisë, të cilat i ka siguruar gazeta, kanë qenë pro Projektligjit të sponsorizuar nga Osmani. Projektligji precizonte masat kufizuese për parandalimin e pandemisë, i jepte autorizime Ministrisë së Shëndetësisë, parashihte rastet kur mund të aktivizohej FSK-ja, si dhe përmbante edhe dispozitat ndëshkuese për shkelësit e masave
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka përmendur të enjten opinione ligjore e deklarata të disa ministrive, kur ka arsyetuar para kabinetit qeveritar nevojën për të mos e mbështetur nismën ligjore të kryeparlamentares Vjosa Osmani për masat kundër pandemisë COVID-19. Por pikërisht deklaratat dhe opinionet që u është referuar numri dy i Qeverisë kanë qenë pro Projektligjit të sponsorizuar nga Osmani.
KOHA i ka siguruar kopjet e këtyre dokumenteve, nëpërmjet të cilave është konstatuar se masat kufizuese që parasheh Projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës ishin në harmoni me konventa relevante ndërkombëtare.