Qeveria shfuqizon dy vendime për komisionin për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimet e së datës 22 shtator të vitit 2017 dhe 2 maj të vitit 2019 për komisionin shtetëror për shënjimin në mirëmbajtjen e komitetit të kufirit shtetëror.

“Ne propozojmë që të shfuqizohen vendimet e Qeverisë në lidhje me mirëmbajtjen e kufirit shtetëror”, tha zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Zëvendëskryeministri Selmanaj ka propozuar që të themelohet komiteti ndërministror për projektin e kompleksit “Adem Jashari”.

Reklama e sponzorizuar

Mirëpo kjo pikë u shtyrë për në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

“Propozojmë që të themelohet komiteti për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin Adem Jashari”.