Reciprocitet me teste: Pak lëvizje nga Maqedonia e Veriut dhe drejt saj

Qetë e me pak lëvizje ishte këtë të martë pika kufitare në Han të Elezit. Kjo si pasojë e vendimit të Qeverisë së vendit që shtetasve nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja t’u mos u lejohet hyrja në vend pa test negativ për COVID-19.

E në këtë pikë, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, personat që kishin test jo më të vjetër se 72 orë, u nënshtroheshin edhe kontrolleve nga ekipet mjekësore.

Tutje, Luma tha se gjatë kohës sa nuk kishte kufizime dhe kufijtë ishin të hapur, lëvizjet e qytetarëve ishin më të shpeshta, madje sipas tij deri në 5 mijë persona brenda ditës hynin në Kosovë. E një javë më parë, vendim të këtillë kishte marrë edhe Maqedonia e Veriut.

Reklama e sponzorizuar

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, ndonëse e mirëpriti këtë vendim, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, thotë se megjithatë kjo mund t’u shkaktojë probleme banorëve, sepse kanë shumë familjarë në anën tjetër të kufirit.

Sipas Sumës, në këtë komunë janë gjithsej 3 persona të konfirmuar me COVID-19, dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.