Në Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës për datën 17 korrik janë kryer më së shumti testime që nga fillimi i pandemisë me COVID-19.
Naser Ramadani ka thënë se është thyer rekordi i testimeve me gjithsejtë 562 mostra.
Nga këto mostra kanë rezultuar pozitivi 145 raste. Ramadani ka thënë se tashmë numri i rasteve pozitive është duke shkuar drejt rënies.
Derisa është shënuar edhe një numër i madh i personave të shëruar , duke e vendosur kështu edhe një rekord numri të shëruarisht me gjithsejtë 171 pacientë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 562 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në komunikatën e IKSHP’së.