Rreth 68 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë në SHBA, në botë mbi 13,5 milionë të infektuar

Tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus në SHBA. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 67.632 raste të reja më COVID-19, duke e çuar rreth 3, 5 milionë numrin total, më saktë, 3,497,847.

Sipas të dhënave të John Hopkins University numri i të vdekurve në SHBA nga koornavirusi ka shkuar në 137.357.

Ndërsa në botë numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 13,554,477, nga të cilët kanë vdekur 584,124 persona. Të shëruarit që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit janë 7.531.380 persona.

Reklama e sponzorizuar

Pas SHBA së vjen Brazili me 1,966,748 raste, nga të cilët kanë vdekur 75,366 persona. Më pas është India me 968,857 dhe 24,914 të vdekur/BW.