ShBA-ja shënon rekord prej mbi 69,000 rasteve të koronavirusit për një ditë

Sipas të dhënave të agjencisë “Reuters”, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar mbi 69,000 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara.

Kjo është shifra më e lartë ditore e rasteve që është shënuar në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i përhapjes së pandemisë.

Kështu, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në 3.18 milionë.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 134,097, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më së shumti të vdekur dhe të infektuar me Covid-19 në mbarë botën.

Pavarësisht gjendjes shqetësuese, presidenti Donald Trump vazhdimisht është përpjekur ta nënvlerësojë efektin e pandemisë dhe ka bërë thirrje që të rihapet ekonomia.