Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, që ka fluturuar sot me klasë ekonomike për në Bruksel.
“Heqi kapelën për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, që sot ka udhëtuar me ne në klasën ekonomike nga prishtinë në Vjenë dhe nga Vjena për në Bruksel. Sa kryeministra nga Ballkani Perëndimor do të kursenin paratë e taksapaguesëve në mënyrë të tillë?” – ka shkruar Wigemark.