Konsumatorët në Eurozonë u kthyen masivisht në dyqane në muajin maj, pasi masat kufizuese në bllok u lehtësuan, sipas vlerësimeve të Eurostat, duke sinjalizuar kështu një rimëkëmbje të mprehtë të shitjeve pas rënies rekord në muajt mars dhe prill.
Shitjet në 19 vendet që ndajnë zonën e euros u rritën me 17.8 për qind në maj nga prilli, tha Eurostat, rritja më e madhe që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave për shitjet më pakicë në vitin 1999.
Rritja ishte më e lartë sesa priste tregu për një rritje prej 15 për qind në muaj.
Në krahasim më një vit më parë, shtijet ishën në rënie prej 5.1 për qind në maj, duke treguar se rimëkëmbja është ende larg. Rënia nga viti në vit ishtë pak më e ulët nga parashikimi prej 7.5 për qind.
Rritja në muajin maj kompenson pjesërisht rënien rekord të dy muajve të mëparshëm, me vëllimin e tregëtisë me pakicë që ra në prill me 12.1 për qind dhe 10.6 për qind në mars.
Shitjet e rrobave dhe këpucëve, sektori më i goditur gjatë pandemisë, shënoi një rritje prej 147.0% në maj krahasuar me prillin, por ishte në rënie me 50.5% krahasuar nga viti në vit. Blerja e karburantit për automjetet u rrit nga blerësit me 38.4 për qind. Tregtia e mallrave elektrike dhe mobiljeve u rrit me 37.9 për qind. Librat dhe pajisjet kompjuterike shënuan një rritje prej 26.8 për qind të shitjeve./Reuters