Shkaku i një mutacioni, koronavirusi po përhapet më shpejt por është më pak vdekjeprurës

Një studim global ka gjetur dëshmi bindëse se një version i koronavirusit është përhapur nga Evropa në SHBA. Mutacioni i ri e bën virusin më infektues, por nuk i sëmur personat më shumë, krahasuar me variacionet e mëhershme të virusit, ka raportuar të enjten një ekip ndërkombëtar i hulumtuesve.

“Tani gjendet në formën dominante të infektimit”, ka thënë për CNN, Erica Ollmann Saphire nga Instituti La Jolla për Imunologji. “Tani, ky është virusi”, ka shtuar ajo.

Studimi, i publikuar në revistën “Cell”, përmbledh edhe punët e mëparshme që ky ekip ka bërë, ku informatat e sekuencave gjenetike kanë treguar se virusi po përjetonte një mutacion të caktuar.

Reklama e sponzorizuar

Tani ekipi jo vetëm që ka kontrolluar edhe më shumë sekuenca gjenetike, por gjithashtu ka bërë eksperimente njerëz, kafshë dhe qeliza në laborator, të cilat tregojnë se versioni me mutacion tani është më i zakonshëm dhe se është më infektues së sa versionet tjera, transmeton KOHA.

“Të dhënat tona globale tregojnë që varianti G614 është përhapur më shpejtë se D614”, ka thënë biologia Bette Korber nga Laboratori Kombëtar Los Alamos dhe kolegët e saj.

“Këto të dhëna i interpretojmë si rritje të aftësisë së virusit për të infektuar më shumë”, ka shtuar ajo.

Ky mund të jetë një lajm i mire, ka thënë Laërence Young, profesor i onkologjisë në Universitetin Ëarëick të Britanisë, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim.

“Gjetjet e fundit sugjerojnë se derisa varianti G614 mund të jetë më infektues, nuk është më patogjen se versioni i vjetër. Ka shpresë që derisa infektimi përhapet, virusi mund të bëhet më pak patogjen, pra më i dobët”, ka deklaruar ai.

Versioni i ri duket se shumohet më shpejtë në traktin e lartë të frymëmarrjes, pra hundët, sinuset dhe fytin, dhe kjo mund të shpjegojë pse edhe po përhapet më lehtë.

Natyrisht, duhet edhe më shumë punë për të përforcuar këto gjetje dhe për të kuptuar se çka do të thonë këto ndryshime për epideminë dhe për pacientët, kanë thënë shkencëtarët.