Shkalla e papunësisë në BE në muajin qershor rritet në 7.1 për qind

A tourist wearing a mask is seen in front of the Swiss House of Parliament on March 13, 2020, in Bern ahead of the announcement by Swiss government of new preventive measures against the spread of the COVID-19 caused by the novel coronavirus. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP)

Nga muaji në muaj, numri i personave të papunë nën hijen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) u rrit për 281 mijë në bllokun e përbërë nga 27 vende anëtare.

Zyra e statistikave e Bashkimit Evropian (BE) ka bërë të ditur se në muajin qershor shkalla e papunësisë në bllokun evropian është rritur në 7,1 për qind.

Nga muaji në muaj, numri i personave të papunë nën hijen e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) u rrit për 281 mijë në bllokun e përbërë nga 27 vende anëtare.

Reklama e sponzorizuar

Eurostat njoftoi se në muajin maj shifra e papunësisë u rrit në 7 për qind.

Ndërkohë, në muajin qershor shkalla e papunësisë arriti në 7,8 për qind në eurozonë, në zonën e 19 nga 27 vendet anëtare të BE-së, krahasuar me muajin e mëparshëm kur shkalla e papunësisë arriti në 7,7 për qind.

Tek gratë në BE, shkalla e papunësisë në muajin qershor ishte 7,5, ndërsa tek burrat ishte 6,7 për qind.

Rreth 3 milionë të rinj të papunë nën moshën 25-vjeçare në BE janë të papunë, duke e çuar shkallën e papunësisë së të rinjve në 16,8 për qind në muajin qershor.