Shpend Ahmeti tregon informatat e nxjerra pas testimeve serologjike

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se si komunë kanë rritur kapacitetin e testimeve serologjike deri në 120 sosh në ditë. 

Ahmeti ka treguar se deri më tani janë testuar pacientë me simptoma dhe punëtorët shëndetësor dhe ata të Komunës të cilët kanë punë me palë dhe janë staf esencial.

Ai ka thënë se nga analizat e kryera kanë dalë të dhëna interesnate por që thotë se nuk mund të merren si statistika të qëndrueshme, derisa thotë se Testi PCR që kryhet nga IKSHP është më i sigurti.

Reklama e sponzorizuar

“Psh dje nga 60 pacientë me simptome, 21 kanë rezultuar me anti trupa, pra ose që janë në javën e dytë të infeksionet ose që e kanë kaluar. Nga 43 punëtorë të mjekësisë familjare në Prishtinë, vetëm 2 kanë rezultuar me antitrupa. (P simptome dhe nuk e kanë ditur që e kanë pas).Nga 28 punëtorë të një drejtorie, vetëm 1 ka rezultuar me antitrupa.Të gjithë janë rekomanduar në vetëizolim”, ka shkruar Ahmeti.