Plot 70 pacientë të dyshuar se janë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur ky spital të premten paradite. Sipas njoftimit, 60 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa dhjetë pacientë janë në pritje të rezultateve.
“Nga pacientët e shtrirë, 20 janë në oksigjenoterpai, shtatë pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, ka njoftuar Spitali i përgjithshëm në Pejë.
“Nga personeli i spitalit, pesë mjekë, katër infermierë dhe një bioinxhinier janë të infektuar me COVID-19. Numri i atyre që janë në pritje të rezultatit është katër”.