Para objektit të Qeverisë së Kosovës, ka filluar protesta e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, e organizuar nga Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK).
Kjo protestë vije si kundërshtim i vendimit lidhur me situatën e krijuar në Telekom, pas padisë që i është bërë këtij institucioni nga kompania Devolli.
Lami Balaj, kryetar i sindikatës ka kërkuar nga deputetët dhe Qeveria e Kosovës, që tu ndalin në ndihmë, dhe ta shpëtojnë kompaninë.
“Te nderuar deputet duhet të bëheni bashkë që të mbroni Telekomin e Kosovës. Sot ua janë mbyllur dyert 3500 punëtorëve”.
“Sot një person në mënyrë jo ligjore ka bllokuar të gjitha xhirollogaritë e Telekomit. Ne jemi këtu për të mbrojtur kompaninë tonë, familjet tona”, është shprehur ai, raporton Ekonomia Online.
Ai ka kërkuar nga deputetët dhe qeveria të marrin përgjegjësinë lidhur më situatën në Telekom.