Qeveria e Kosovës njofton se Skënder Hyseni është emëruar Koordinator Shtetëror për Dialog.
Sipas njoftimit, kryeministri Avdullah Hoti ka marr vendim që ta emëroj në këtë pozitë.
“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/