Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, ku është pritur nga kryetari Ardian Gjini.
Në këtë takim, është biseduar për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19 dhe çështje të tjera zhvillimore në nivelin komunal.
Në takim është diskutuar për planin e rimëkëmbjes ekonomike të Komunës së Gjakovës, me ç’rast zëvendëskryeministri Tahiri shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar me të gjithë mekanizmat qeverisës.
“Është kënaqësi të shoh se Gjakova sot po frymon ndryshe dhe nuk ka ndalur punën edhe në pandemi, por me vizion të qartë ka vazhduar me energji të plotë në përmbushje të synimeve të tyre. E di që Komunat e Kosovës po përballen me sfida, por nuk do të ndalen përpjekjet për t’i evituar ato”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/