Debati rreth situatës së rënduar në Telekom do të vazhdojë edhe sot në Kuvendin e Kosovës.
Seanca e nisur dje, do të vazhdojë sot prej orës 10:00, ku është paraparë të raportojë edhe kryeministri Avdullah Hoti për dialogun Kosovë – Serbi. Hoti pritet të raportojë në orën 12:00.
Telekomit i janë bllokuar xhirollogaritë nga përmbaruesi privat pas i ka humbur rastin në Arbitrazh me Z-Mobile, ish-operatorin virtual që funksiononte brenda kësaj ndërmarrjeje.
Gjatë seancës së sotme do të debatohet edhe për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.