Thaçi: Nëse gjykatësi dhe prokurori janë të paanshëm përfundimi është se s’kam kryer krime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka folur për medie pas përfundimit të intevistimit në Zyrën e Prokurorit Special në Hagë.

“Sapo përfundova dëshminë në Dhomat e Specializuara. Më vjen mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të japë sqarimet e mia për aktivitetin tim gjatë luftës”.

Tani i mbetet prokurorit dhe gjyqtarit ta gjykojë dëshminë time. Unë besoj se do të gjykohem drejt dhe paanashëm në atë cka kam dëshmuar. Unë s’kam bërë asnjë krim dhe se lufta e UÇK ishte lufte e drejtë për liri e Kosovës”

Reklama e sponzorizuar

Në pyetjen e gazetarit se është pyetur nga prokurori lidhur me pretendimet e Dick Martit për “Shtëpinë e Verdhë”, Thaçi tha se nuk është pyetur.

“Unë sonte nuk kam të drejtën të flas për asnjë informacion lidhur me dëshminë time tash e katër ditë. Mirëpo lidhur me pyetjen tuaj mund të konfirmoj se nuk jam pyetur për pretendimet e Dick Martit në asnjë rast”, ka thënë Thaçi.