Udhëzime për qytetarët që udhëtojnë tranzit drejt dhe nga Kosova

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikuar udhëzimet orientuese për qytetarët e Kosovës, të cilët udhëtojnë në vendet tjera dhe ata që udhëtojnë tranzit drejt Kosovës.

MPJ shkruan në njoftim se Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë, të gjithë personat para nisjes duhet të kontaktojnë ambasadat apo konsullatat më të afërta në shtetet ku jetojnë.

Para nisjes është e detyrueshme që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin ku jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.

Reklama e sponzorizuar

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Europës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë tranzit drejt Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.

Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë. Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.

Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë.

https://www.facebook.com/MFAKosovo/posts/3376256062405556