Vaksina po ka sukses në SHBA dhe Angli

Shpresat për gjetjen e një vaksine kundër COVID 19, po rriten njësojë sikurse edhe rezultatet që po japin dy projektet e nisura për gjetjen e kësaj vaksine, njëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetri në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekipet nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike amerikane Moderna kanë zbuluar se të dy njerëzit në studimet e tyre po tregojnë shenja imuniteti.

Secili prej tyre ka muaj që punon në rrugë të veçanta eksperimentale për të mbrojtur miliona njerëz nga kapja e koronavirusit në të ardhmen.

Reklama e sponzorizuar

Shkencëtarët e Oksfordit kanë thënë tashmë se ata janë ’80 përqind ‘të sigurt se mund ta kenë vaksinën  e tyre deri në shtator.

Njerëzit të cilëve u është dhënë vaksina e Oksfordit kanë zhvilluar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut të quajtura qeliza T të cilat do të ndihmojnë trupat e tyre të luftojnë kundër virusit nëse infektohen.

Vaksinat funksionojnë siç përshkruhet nga shkenctarët  duke e “mashtruar trupin” duke futur një llojë bari si COVID 19 dhe duke e bërë kështu trupin të prodhojë substanca imune që kanë aftësinë ta shkatërrojnë atë.

Ndërsa hulumtimet e hershme u përqëndruan në antitrupa, shkencëtarët po kthehen gjithnjë e më shumë tek një lloj imuniteti i quajtur imuniteti i qelizave T – i cili kontrollohet nga qelizat e bardha të gjakut – i cili ka treguar shenja premtimi.

Një burim në projektin e Oksfordit i tha ITV News se është e rëndësishme të mbahet mend se  ekzistojnë dy dimensione për përgjigjen imune: antitrupat dhe qelizat T, përcjellë albinfo.ch.