Vdekje e dyshimtë në Partesh, vdekje aksidentale në Ferizaj

Një vdekje e dyshimtë është paraqitur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit, është raportuar nga familjarët se në rrugë është gjetur viktima mashkull, pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti ka ndodhur në Partesh të Gjilanit, të premten.

Ndërkohë në raport është paraqitur edhe një vdekje aksidentale.

“Lidhur me rastin, viktima femër kosovare e mitur, e cila ishte në QKUK për tretman mjekësor, ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë. Rasti është evidentuar në fshatin Neredime të Ferizajt.

Reklama e sponzorizuar