Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Në polici është raportuar se mbrapa Institutit Albanologjik është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante, ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.