Vdekje të dyshimta në Prizren e Graçanicë

Policia e Kosovës ka raportuar për dy vdekje të dyshimta, në raportin e saj 24-orësh. Një vdekje ka ndodhur në Graçanicë, ndërsa një tjetër në Prizren.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, është njoftuar nga policia për rastin në Graçanicë.

“Raportohet se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, shkruan në raportin e policisë për rastin në Prizren.

Reklama e sponzorizuar