Ka vdekur edhe një person si pasojë prekjes me koronavirus.
Viktima është nga komuna e Rahovecit.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari Smajl Latifi.
“Po ka vdekur. I ndjeri ka pasur komplikime të tjera shëndetësore të zemrës dhe mushkërive. Po ashtu ka qenë i prekur edhe me Covid. Ai ka qenë i shtrirë për 18 ditë në Klinikën Infektive”.
Latifi tha se i ndjeri ishte inspektor i komunës së Rahovecit, njofton Klan Kosova.