Ka vdekur një fëmijë në Mamushë pasi kishte rënë nën traktorin me rimorkio, derisa po e ngiste babai i vet.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, duke shtuar se kalimtarët e kishin dërguar menjëherë në emergjencë porse atje mbërriti pa shenja jete.
“Raportohet se dje i dyshuari derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete”, njofton Krasniqi.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.