Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Shasivar Hoti ka vdekur mëngjesin e së shtunës.
Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi i ka thënë KOHËS se Hoti është sëmurë të premten mbrëma dhe ka vdekur në spital, mëngjesin e së shtunës.
“Gjyqtari ka vdekur sot në mëngjes. Sipas djalit të të tij, dje është sëmurë dhe në spital ka vdekur. Nuk dihen arsyet”, ka thënë ajo.
Bytyqi po ashtu ka treguar se sipas birit të Hotit, ai nuk kishte pasur simptome të COVID-19, por dje i ishin shfaqur problemet me frymëmarrje.
Hoti ka qenë njëri prej gjykatësve kryesorë në Themelore, midis tjerash edhe kryetar i Trupit Gjykues në rastin “Pronto”.