Vdiq Hajrullah Gorani, kryetari i parë i BSPK-

Të hënën pasdite ka vdekur Hajrullah Gorani, kryetari i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Gorani ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij, në moshën 89-vjeçare”, ka njoftuar Dukagjin Grani, djali i të ndjerit.

Reklama e sponzorizuar

Vlerësohet kontributi i Hajrullah Goranit në lëvizjen sindikaliste të viteve nëntëdhjeta.

Për vdekjen e Goranit ka shkruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Si president i vendit dhe mik i familjes Gorani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për profesorin, i cili ishte shëmbëlltyrë e edukimit të shumë gjeneratave të studentëve, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi.