Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 si dhe 99 raste të reja.
Me këtë numri i të vdekurve është rritur në 480, kurse i të prekurve në 12.547.
Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive kanë dal nga 406 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet rajonale dhe laboratorët privatë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 152 pacientë, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 8.657.
Raste aktive mbeten 3.410.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24, komuna Pejë 19, komuna Gjilan 13, komuna Podujevë 6, komuna Prizren 6, komuna Kaçanik 5, komuna Viti 4, komuna Ferizaj 3, komuna Fushë-Kosovë 3, komuna Lipjan 3, komuna Malishevë 2, komuna Vushtrri 2dhe nga një rast në komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.