16 të vdekur e 196 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 196 raste të reja.

Numri total i të vdekurve në Kosovë si pasojë e pandemisë ka arritur në 300, ndërsa numri total i të infektuarve në 9688.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 134 persona. Kjo ka çuar shifrën totale të shëruarve në 5480. Aktualisht janë 3908 raste aktive.

Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj.

Reklama e sponzorizuar
Image