Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se janë duke punuar në funskion të rritjes së sigurisë në komunikacion.
Abrashi ka pritur në takim përfaqësuesin e kompanisë “Tenton”, që ka krijuar platformën për mësimin e testeve online, e që sipas tij, do të shihen mundësitë për zgjerimin e kësaj platforme.
Postimi i plotë i Abrashit:
Alban Sahiti bashkë me ekipin e tij nga “Tenton”, kanë krijuar aplikacionin https://autoshkolla-ks.com/testet, e që tani e shfrytëzojnë mbi 200 mijë përdorues, për ta mësuar testin për patentë-shofer.
Në funksion të rritjes së sigurisë dhe sensibilizim të rregullave në komunikacion, sot takova Albanin dhe biseduam për ide inovative si dhe mundësitë e tjera të kësaj platforme, për të kontribuar e shtuar sigurinë në komunikacion.