Agjencia federale e ngarkuar për imigracionin nuk do të shfrytëzojë më kontributin e më shumë se 13 mijë punonjësve, një veprim i cili ishte planifikuar të bëhej më vonë, raporton CNN.
Zyra për Marrjen e Shtetësisë amerikane dhe Shërbimet e Emigracionit të SHBA-së, agjenci brenda Departamentit të Sigurisë së Brendshme, i thanë Kongresit se do të largojnë nga puna më shumë se gjysmën e forcës së saj të punëtorëve shkaku i mungesës së buxhetit. Agjencia kërkoi 1.2 miliard dollarë, transmeton Telegrafi.
USCIS fillimisht kishte parashikuar që largimet të fillonin në fillim të muajit gusht, por që më pas ky veprim ishte shtyrë për një datë tjetër.
Megjithatë bisedimet e ngecura në Kongres mbi projekt-ligjin rreth rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, ku shkaku i mjeteve të parashikuara për financim e saj, ka zvogëluar mundësinë e sigurimit të fondeve.
Ndryshe, gjatë fundjavës, Kongresi miratoi njëzëri legjislacionin që do ta mbante përkohësisht agjencinë në detyrë, e cila do të vazhdojë disa prej operacioneve deri në fund të vitit fiskal 2020. /Telegrafi/