AKK: S’ka shkelje të çmimit të konkurrencës nga laboratorët privatë për testet e COVID-19

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Çmimet e laboratorëve privatë për testimet serologjike dhe PCR, sipas kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, janë në nivelin e konkurrencës së tregut dhe se komisioni për mbikëqyrjen e këtij sektori nuk ka gjetur deri me tash shkelje në këtë fushë.

Prestreshi gjatë një konference për media të premten tha se këto çmime janë në pajtim me koston e importimit të materialeve dhe reagensave që laboratorët po i importojnë.

Prestreshi ka thënë se për një test serologjik, çmimet nisin nga 15 deri në 40, dhe që sipas tij qytetarët kanë të drejtë të zgjidhin mes këtyre çmimeve.

Reklama e sponzorizuar