Ambasada amerikane rreth rrugës Deçan-Plavë: Respektimi i vendimeve gjyqësore, e vetmja shtegdalje

Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se respektimi i vendimit gjyqësor paraqet të vetën rrugë që shpien deri te zgjidhja e vërtetë, kur është në pyetje rruga Deçan-Plavë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ambasada vlerëson se ndërtimi i kësaj rruge ka të bëjë më shumë sesa vetëm me tokën dhe çasjen.

“Ka të bëjë me respektimin e vendimeve gjyqësore, respektimin e së drejtës se të gjithëve për ta praktikuar fenë e tyre dhe për të jetuar në paqe me fqinjtë, ashtu si edhe vlerësimin e trashëgëmisë së pasur të Kosovës dhe diversitetit kulturor. Bashkëpunimi dhe përkushtimi i zgjidhjeve që respektojnë vendimin gjyqësor paraqet të vetmën rrugë përpara që shpie deri tek zgjidhja e vërtetë. Takimi i kryeministrit sot me kryetarin e Komunës, Ramosaj, paraqet hap në drejtimin e duhur”, shkruan kjo ambasadë.

Reklama e sponzorizuar