Apple ka vendosur emrin e Kosovës në aplikacionin e saj Maps, pas një peticioni online të mbështetur nga gati 200 mijë njerëz dhe kërkesave zyrtare nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë për ta treguar vendin si të pavarur nga Serbia. Sidoqoftë, kufiri që ndan të dy vendet ende nuk arrin ta tregojë Kosovën si të pavarur nga Serbia.
Apple Maps nuk e kishte shfaqur emrin “Kosova” më parë, dhe kufiri që ndan të dy vendet e konsideronte Kosovën pjesë të Serbisë, dhe jo të ndara nga një kufi ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.
Një peticion i filluar në korrik i kërkoi Apple të tregonte një Kosovë të pavarur në hartat e saj.
Ai u mbështet nga të famshmit me origjinë shqiptare, përfshirë Dua Lipa, Rita Ora, etj.
Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë gjithashtu kërkuan nga Apple që ta tregojë Kosovën si një vend të pavarur.