Ekonomisti britanik John Maynard Keynes udhëhoqi një revolucion në të menduarit ekonomik që përmbysi idenë që mbizotëronte në vitet 1930ta që tregjet e lira do të siguronin automatikisht punësimin e plotë – domethënë që të gjithë ata që dëshironin një punë do të kishin një për aq kohë sa punëtorët të ishin fleksibilë në kërkesat e tyre të pagave.
Dega kryesore e teorisë së Keynes, e cila edhe e mban emrin e tij, është pohimi se kërkesa agregate, e matur si shuma e shpenzimeve nga ekonomitë familjare, bizneset dhe qeveria, është forca lëvizëse më e rëndësishme në një ekonomi. Keynes më tej pohoi se tregjet e lira nuk kanë mekanizma vetë-balancues që çojnë në punësim të plotë. Për këto arsye, ekonomistët Keynesian justifikojnë ndërhyrjen e qeverisë nëpërmjet politikave publike që synojnë të arrijnë punësimin e plotë dhe stabilitetin e çmimeve.