Drejtori i Trustit “kursimtar”, 260 mijë euro në bankë

Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Adrian Zalli, vazhdon të jetë zyrtari më i paguar në Kosovë.

Ai ka deklaruar pagë neto 49.708 euro në vit ose 4.142 euro në muaj.

Reklama e sponzorizuar

Si para të gatshme në banka Zalli ka deklaruar mbi 260 mijë euro dhe dollarë, të cilat i ruan në dy banka, në Kosovë dhe në New York.
Ai vazhdon të ngasë veturën e blerë në vitin 2007, të cilën e ka vlerësuar 12.700 euro.