Ekonomia e Eurozonës u tkurr me një nivel rekord prej 12.1%

Aktiviteti i manifakturës në të gjithë Eurozonën është rritur për të parën herë që prej vitit 2019, ndërkohë që kërkesa është rimëkëmbur pas heqjes graduale të masave të karantinës.

Mbi 18 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi, por Qeveritë në Europë kanë lehtësuar masat e karantinës, që kishin mbyllur pjesë gjigante të ekonomisë së bllokut. Për të mbështetur ekonominë e “rrëzuar”, Banka Qendrore Europiane ka shtuar stimujt monetary dhe liderët e Bashkimit Europian ranë dakord për një paketë të rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro.

Megjithatë, ekonomia u tkurr me një nivel rekord prej 12.1% në tremujorin e dytë. Fabrikat duket se po luajnë një rol kyç në rimëkëmbjen ekonomike. Indeksi PMI u rrit në 51.8 pikë në Korrik, nga 47.4 pikë në Qershor, që është hera e parë sipër nivelit të 50 pikëve për këtë vit. Niveli i 50 pikëve ndaj tkurrjen nga ekspansioni. Analistët thonë se fabrikat e Eurozonës kanë raportuar një nisje shumë pozitive për tremujorin e tretë, me prodhimin që është rritur me normën më të shpejtë në 2 vite, pas rritjes inkurajuese të kërkesës. Për më tepër, rritja e porosive të reja e ka tejkaluar prodhimin, çka tregon për një rritje të mëtejshme në muajin Gusht.

Reklama e sponzorizuar