Ekzekutohet edhe pjesa e dytë e pagesës prej 170 eurosh

Ministria e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se sot është ekzekutuar edhe pjesa e dytë prej 170 euro për qytetarët, shkruan GazetaBlic.

Bajrami ka thënë se deri në deri në ora 13:00 është ekzekutaur edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,446,560.00 €.

Postimi i plotë i saj:

Reklama e sponzorizuar

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Financave njofton se sot, deri në ora 13:00 është ekzekutaur edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,446,560.00 €.

Stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin  e masës 8.

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1698702023611905