Gërxhaliu: Gjykata komerciale nuk mund ta zëvendësoj Arbitrazhin

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se Gjykata Komerciale e paralajmëruar për mundësinë e themelimit në Kosovë nuk mund ta zëvendësoj Arbitrazhin.

“Në rend të parë duhet të kuptohet që sëmundja kancerogjene e shoqërisë kosovare është mungesë e studimit të rendit dhe ligjit, një mungesë e tillë nga e cila gjenerohet një burokraci e paparë. Dhe në këtë drejtim në qoftë se mendohet që Kosova të avancoj bë proceset qoftë ekonomike, qoftë sociale, qoftë integruese apo shtet ndërtuese, sundimi i rendit dhe ligjit duhet të jetë prioritet” tha Garxhaliu.

“Jam dëshmitar i asaj që para ca ditëve u dëgjua një propozim kinse për themelimin e një Gjykate Komerciale, ne e dimë që në kuadër të gjykatave ekonomike ekziston Gjykata Komerciale por duhet të kuptohet e vërteta e hidhur që në Kosovë nuk ka mungesë të ligjeve por ka mungesë të zbatimit të ligjeve. Në këtë drejtim kam ndroj se një propozim i tillë për një Gjykatë Komerciale do të jetë duplliikim i procedurave, do të jetë rritje e burokracisë dhe mundësi për rritjen e korrupsionit”.

Reklama e sponzorizuar

“Ajo çka mua më brengos më tepër është fakti se vendet e zhvilluara evropiane dhe më gjerë, e kanë një traditë të fuqizimit të arbitrazhit si alternativë e zgjidhjes së problemeve dhe në këtë drejtim janë bërë investime të shumta në Oden Ekonomike të Kosovës dhe në Odën Amerikane që ky mekanizëm të jetë funksional, të jetë i pavarur, i depolitizuar dhe të jetë në funksion të zgjidhjes së problemeve dhe të përshpejtimit të këtyre procedurave. Dhe në këtë drejtim më habitë fakti se krerët e këtyre institucioneve që luftojnë për të dëmtuar vetën kinse për një Gjykatë Komerciale e cila do të jetë nën juridiksionin e shtetit, nën prokurinë e shtetit, dhe besoj se do të vazhdohet vetëm avazi i vjetër. Është e habitshme se si mund të kërkohet diçka që do të kesh vetëm sfida dhe ta rrënosh degën në të cilën qëndron sepse informacionet më tregojnë që në Odën Ekonomike të Kosovës ekzistojnë disa konteste të zgjidhura mjaft me sukses dhe në këtë traditë duhet të vazhdohet. Në fund të fundit Kosova është pjesë e Ballkanit Perëndimor por Balkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe në këtë drejtim besoj që standardet dhe normat evropiane duhet të zbatohen në Kosovë dhe nuk duhet të eksperimentohet me teza të tilla që kinse Gjykata Komerciale do të jetë zgjidhje e këtyre problemeve. Është nje mendim utopik i gabuar, i paanalizuar dhe duhet t’i mbështesim arbitrazhet dhe të kultivohet një traditë civilizuese e vjetër për zgjidhje te problemeve në mënyrë alternative” tha Gërxhaliu.