Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Telekomi i Kosovës do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.
Hoti ka treguar se sot ka pasur një takim virtual së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Ku[i dhe anëtarët e bordit të Telekomit, për të biseduar për gjendjen e kësaj ndërmarrje. Ai ka thënë se së shpejti do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, që po përgatitet nga Bordi i Telekomit.
“Telekomi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës Bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot kemi zhvilluar takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje. Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin dhe shumë shpejt do të diskutohet edhe plani për rimëkëmbjen, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i Telekomit”, ka shkruar Hoti në Facebook.