Një person në Prishtinë i ka gjetur mbi 200 euro sot në Lagjen e Muhaxherëve.
Këto para, ai i dërgoi në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
“Sot rreth orës 17:00 një qytetar i ka dorëzuar një shumë parash (mbi 200 euro) në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Pala ka deklaruar se paratë e humbura i kishte gjetur në rrugë, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës.
Policia tash është në kërkim të pronarit të këtyre të hollave.
“Duke falënderuar qytetarin për bashkëpunimin, ftojmë pronarin e këtyre të hollave të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, që të kryej procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura”, thuhet tutje në njoftim.