Instituti kryesor i Gjermanisë për sëmundje ngjitëse ka thënë se vaksina e parë kundër COVID-19 do të jetë e gatshme në vjeshtë, por paralajmëroi se mund të zgjasë më shumë vënia nën kontroll e pandemisë.
“Rezultatet preliminare kanë treguar mundësinë se një ose më shumë vaksina mund të jenë të gatshme në vjeshtën e 2020-ës”, ka thënë përmes një komunikate Instituti “Robert Koch”, të mërkurën, shkruan Reuters.
“Do të ishte e rrezikshme që në këtë pikë të besojmë se vaksina në vjeshtë do të mund ta kontrollonte pandeminë”, thuhet tutje nga ky institut, transmeton KOHA.
Instituti po ashtu ka thënë se ndikimi i një vaksine varet edhe nga mutacionet e virusit.
Të martën, Rusia u bë shteti i parë në botë që ka aprovuar një vaksinë kundër COVID-19.