16 të vdekur, 196 raste të reja dhe 134 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka deklaruar se numri i vdekjeve ka shkuar në 300, ku të gjithë kanë pasur sëmundje shoqëruese.
Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.