KRU “Prishtina” bën thirrje për pagesën e faturave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thotë se qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, ndërsa ka kërkuar nga konsumatorët të bëjnë pagesën e faturave në mënyrë që ofrimi i shërbimeve të jetë cilësor.

KRU “Prishtina” thekson se për të përmbushur misionin e tyre me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

Reklama e sponzorizuar

“Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit. Paguani faturat e ujit, mos lejo grumbullimin e borxhit!”, thuhet në njoftim.